Sporti

Zyrtare: Kosova dhe Shqipëria miqësore në muajin maj

03/12/2018 15:20
nga:Lorik J

Federata e Futbollit e Kosovës me seriozitetin më të madh iu ka qasur krijimit të kushteve për të gjitha ekipet kombëtare.

Kështu, siç bën të ditur drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipet kombëtare z. Artan Govori, tashmë është arritur marrëveshja me FSHF-në që të ketë ndeshje miqësore me ekipet kombëtare të U-15, U-17 dhe U-19.

Së këndejmi, thotë z. Govori prej 1 deri më 5 maj, ekipi kombëtar U-15 do të qëndrojë në hotel “Tropikal” në Durrës dhe do të zhvillojë dy ndeshje me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Po ashtu në fund të muajt maj do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet ekipeve kombëtare U-19. Ndërsa në datat e lira të FIFA-s në muajin shtator po ashtu do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet ekipeve kombëtare U-17.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi në ngritjen e ekipeve kombëtare – ka thënë tutje z. Govori – dhe të sigurojmë sa më shumë ndeshje ndërkombëtare dhe jo vetëm për këto grup-mosha, por edhe për Kombëtaret U-21 dhe kombëtaren “A”.

Ne shpresojmë që bashkë me stadiumin “Adem Jashari “ në Mitrovicë do të jetë i gatshëm edhe stadiumi i qytetit në Prishtinë, që do të na mundësonte të zhvillojmë ndeshje edhe në Kosovë, në mënyrë që edhe adhuruesve në Kosovës t’ju ofrojmë kënaqësi.

06/18/2018 14:40

Ministri serb: Shqiptarët do ta pranonin ndarjen e Kosovës para vitit 1999