Sporti

Zyrtare: Konfirmohet pjesëmarrja e tri klubeve kosovare në garat ndërkombëtare

05/28/2020 18:34
nga:M K

Nga ky edicion, në garat ndërkombëtare do të marrin pjesë tri skuadra kosovare.

Këtë e ka konfirmuar që nga dje komiteti ekzekutiv i FFK-së, përcjell GazetaBlic.

Shtëpia numër një e futbollit kosovar, përmes një komunikate të publikuar, ka zbuluar disa vendime tejet të rëndësishme, teksa një nga to ishte edhe numri i saktë i pjesëmarrësve në Champions dhe Europa Ligë.

Kësisoj, dy ekipet e para, pra kampioni dhe nënkampioni do ta kenë të sigurtë këtë privilegj, ndërsa këtyre do t’u bashkohet edhe fituesi i kupës.

Vendi i parë do të luajë në parakualifikimet për Champions, derisa i dyti dhe fituesi i kupës në ato të Europa Ligës.

/GazetaBlic/

07/04/2020 18:53

Ballkani fiton “miqësoren” ndaj Dukagjinit – Feronikeli s’është për titull, teksa Gjilani rikthehet te fitorja