Sporti

Zyrtare: Konfirmohet largimi i parë nga Prishtina

07/31/2020 19:37
nga:M K

Dy ditë pasi fitoi Kupën e Kosovës, Prishtina ka mbetur pa njërin nga futbollistët e saj.

Fjala është për futbollistin nga Shqipëria, Ardit Hila, përcjell GazetaBlic.

Hila, përmes një postimi në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook” konfirmoi mbylljen e aventurës me kryeqytetasit “bardhë e kaltër”.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

“Përshëndetje miq. Nga sot njoftoi se nuk do të jem pjesë e FC Prishtinës”.

“Kaloi një vit i suksesshëm si ai i fitimit të Kupës së Kosovës”.

“Faleminderit të gjithë pjesëtarëve të klubit dhe shokët e ekipit, gjithashtu i uroj shumë suksese në eleminatore të Ligës së Evopës”, ka shkruar 27 vjeçari nga Elbasani.

/GazetaBlic/

09/22/2020 15:10

Formacionet zyrtare: Arbëria – Prishtina