Sporti

ZYRTARE: Klubi turk e zyrtarizon Arda Turanin

01/13/2018 12:53
nga:Y.K

Arda Turan është lojtari më i ri i skuadrës turke, Istanbul Basaksehir.

Skuadra e Istanbul Basaksehir që ka nënshkruar nga Barcelona me yllin turk.

Zyrtarizimi i transferimit të Turanit në Turqi është bërë nga vet skuadra turke, Basaksehir, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar.

“Arda Turan po kthehet në vendlindje tek portokallinjtë”.

“Ky nuk është vetëm transferim i Basaksehirit, por edhe i Turqisë. Urime të gjithëve”, shkruan në ueb-faqen zyrtare të klubit, presidenti Goksel Gumusdag.

Turan ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa shifrat e transferimit nuk janë bërë ende publike

10/15/2018 19:17

Arda Turan mund të dënohet me 12 vjet heqje lirie