Sporti

Zyrtare: Klubi i madh turk suspendohet për një vit nga UEFA

06/03/2020 19:06
nga:Lorik J

UEFA vendosi të dënojë Trabzonsporin me një vit mos garim në garat evropiane, me arsyetimin se nuk i plotësoi detyrimet e saj financiare.

Komisioni Gjyqësor i Agjencisë së Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA, (CFCB) zbuloi se Trabzonspor nuk ishte në përputhje me rregullat, siç kërkohet nga marrëveshja e pajtimit të FFP e nënshkruar në 20 maj 2016, dhe sanksionoi klubin turk.

Në një deklaratë të publikuar nga UEFA, thuhet se klubi i Trabzonspor nuk mund të marr pjesë në kompeticion në rast se nuk mund të plotësonte kushtet financiare për vitin 2019, dhe se është i ndaluar nga të gjitha garat evropianë për një vit.

Mësohet se Trabzonspor do të ankohet në CAS lidhur me këtë vendim.

/GazetaBlic/