Lajme

ZYRTARE: Kjo është marrëveshja për murin. Do të rishikohet zona e këmbësorëve!

02/13/1994 07:31
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës para pak çastesh ka njoftuar se është arritur marrëveshje për çështjen e murit, raporton gazeta Blic.

Sipas një kumtese të lëshuar para pak çastesh, nuk thuhet nëse do të rrënohet muri. Aty theksohet se do të ketë rishikim të zonës së këmbësorëve, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë e Përbashkët

Prishtinë, 4 shkurt 2017

Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore.

Së bashku, ne kemi arritur një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës.

Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën.

Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme.

06/03/2020 23:35

Marko Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë