Sporti

ZYRTARE: Kjo është lista e të ftuarve nga Bernard Challandes

03/14/2019 15:06
nga:M K

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”, shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit, përcjellë GazetaBlic.

03/16/2019 21:18

Challandes: Në Zvicër më quajnë “hajdut”