Lajme

Zyrtare: Kaq persona u arrestuan mbrëmë nga Policia e Kosovës, si luftëtarë të ISIS-it

04/20/2019 10:18
nga:A. R.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, të kthyer nga Siria në Kosovë. Këtë e konfirmoi shefi i PK-së, Rashit Qalaj.

Në një konferencë për media, ai përmendi se të njëjtit ishin pjesë e luftrave dhe sipas ligjeve të shtetit tonë të njëjtit duhet t’i nënshtrohen procesit të drejtësisë.

“Procesi i kthimit nga zona e konfliktit ka shkuar fal një bashkëpunimi në mes të institucioneve të vendit. Policia me urdhër të Prokurori ka arrestuar 4 luftëtarët e kthyer”, është deklaruar ai.