Sporti

Zyrtare: Juventus – Lyon, me dyer të mbylla

03/05/2020 21:02
nga:M K

Juventus-Lyon është njëra nga ndeshjet e kthimit të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, duket se italianët kanë marrë një tjetër goditje, pas asaj financiare, me ç’rast qeveria italiane ke detyruar që të gjitha aktivitetet sportive deri me datën 3 Prill të zhvillohen pa praninë e tifozëve, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, edhe shtëpia numër një e futbollit evropian ka respektuar këtë vendim të autoriteteve italiane, duke vendosur përfundimisht që dueli i kthimit mes kampionit aktual italian dhe Juventusit të luhet pa praninë e tifozëve dhe në datën e paracaktuar, pra 17 Mars.

Është një tjetër lajm i keq ky për klubin nga Torino, që tani nuk mund të llogaris në mbështetjen e fansave, e cila në ndeshje të këtij niveli është mëse e nevojshme.

Kujtojmë, dueli i parë u mbyll 1-0 në favor të Lyonit.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar