Sporti

ZYRTARE: Juventus – Inter, këtë fundjavë

03/04/2020 21:23
nga:M K

U shtye për në Maj, gjegjësisht tre ditë para mbylljes së kampionatit, me ç’rast u kritikua dukshëm, por duket se vendimi është kthyer.

Juventus dhe Inter do të zhvillohet këtë fundjavë, saktësisht të dielën e 8 Marsit, shkruan GazetaBlic.

Pas 3000 rasteve të konfirmuara me koronavirus dhe 107 viktima, qeveria italiane ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive deri më 3 Prill të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Ky vendim ka detyruar në njëfarë mënyre shtëpinë numër një të futbollit italian që ta rikthejë në shqyrtim vendimin e javës së kaluar, teksa ka vendosur përfundimisht që ndeshjet e parapara të zhvillohen pak para fundit të edicionit, të luhen këtë fundjavë.

Serie A – Java 26

E shtunë, 7 Mars

Sampdoria-Verona (20.45h)

E diel, 8 Mars

Milan-Genoa (13.30h)

Parma-SPAL (15.00h)

Sassuolo-Brescia (15.00h)

Udinese-Fiorentina (18.00h)

Juventus-Inter (20.45h)

/GazetaBlic/

03/31/2020 20:34

Futbollistët e Interit të gatshëm që të pranojnë ulje page për t’i dalë ballë koronavirusit