Sporti

ZYRTARE: Joao Felix është lojtari më i ri i kësaj skuadre të madhe evropiane

06/26/2019 23:44
nga:M K

Ka qenë tema më e përfolur deri më tani, por i ka ardhur fundi.

Fjala është për telenovelën e quajtur “Joao Felix” e cila para pak çastesh regjistroi edhe episodin e fundit, shkruan GazetaBlic.

Ylli i Benfikës, nga edicioni i ardhshëm do të luajë për Atletico Madridin, skuadër kjo e cila derdhi në arkat e portugezëve plotë 126 milionë euro.

Ka qenë gazetari i mirënjohur i sportit, Fabrizio Romano, që e konfirmoi këtë përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

Sipas tij, marrëveshja është mbyllur, derisa ditëve të ardhshme do të mësohet edhe data e zyrtarizimit.

Kujtojmë se për të ishin të interesuar edhe Manchester United e Juventus.

/GazetaBlic/

07/22/2019 16:37

Zyrtare: Bennacer përfundon testet mjekësore tek skuadra e Milan