Sporti

Zyrtare: Javier Hernandez Chicharito, lojtar i La Galaxy

01/21/2020 19:01
nga:M K

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester United, Javier Hernandez Chicharito, është futbollisti më i ri i La Galaxy.

Kështu ka konfirmuar klubi amerikan përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter”, shkruan GazetaBlic.

Meksikani ka nënshkruar me skuadrën nga qyteti i Los Angjelosit, për t’i ndihmuar këta të fundit në arritjen e objektivave të edicionit të ri.

Kujtojmë se ai nuk është i vetmi futbollist i njohur nga futbolli evropian që karrierën do ta vazhdojë në Amerikë.

Më poshtë edhe momenti i prezentimit.

/GazetaBlic/

07/24/2017 22:57

Zyrtare: Chicharito rikthehet në Premierligë (FOTO)