Skuadra e Real Madridit do të takohet me PSG’në në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.
Tashmë, UEFA ka bërë zyrtar edhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen në muajin shkurt dhe mars, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë do të luhet në Paris me 15 shkurt, kurse ndeshja kthyese do të zhvillohet në Santiago Bernabeu me 9 mars.
??| The 1st leg of PSG-Real Madrid will be played in PARIS on February 15th, and the 2nd leg in Madrid on March 9th. #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 13, 2021
Kjo do të jetë hera e parë për Sergio Ramosin që do të luajë ndaj ish skuadrës së tij pas largimit nga madrilenët në verë.
/GazetaBlic Sport


