Sporti

Zyrtare: Interi arrin marrëveshje me Manchester United për transferimin e Lukakut

08/07/2019 19:16
nga:M K

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura këtë afat kalimtar.

Fjala është për sulmuesin e jashtëzakonshëm të Manchester United, Romelu Lukaku, shkruan GazetaBlic.

Emri i belgut gjatë gjithë merkatos ka qenë emri më i përmendur i negociatave mes dy klubeve, derisa më në fund, duket se palët kanë gjetur akordin.

Siç raporton ‘Sky Sport’, të dy klubet kanë arritur marrëveshje për kalimin e përfaqësuesit belg në “Giuseppe Meazza”, kurse në orët e mbrëmjes pritet që njëra nga këto palë të prononcohet edhe për media.

Tani radha është që Interi ta bind futbollistin, e kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejtë, pasi Lukaku edhe në të kaluarën e ka përmendur faktin se e dëshiron me çdo kusht skuadrën zikaltër nga qyteti i modës. Kjo për shkak se trajneri i “neroazzurëve” Antonio Conte, e pëlqen jashtë mase ish-anëtarin e Evertonit.

/GazetaBlic/

08/03/2019 09:04

Interi nuk e humb shpresën për Lukakun, pret dështimin e Juventusit