Sporti

Zyrtare: Hakimi transferohet tek Interi për 45 milionë euro

07/02/2020 16:24
nga:Lorik J

Interi edhe zyrtarisht e ka transferuar Achraf Hakimin për 45 milionë euro.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Interit shkruhet: “Achraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i Interit“, përcjell GazetaBlic.

“Marokeni, i cili ka lindur në vitin 1998, është bashkuar me Nerazzurrët nga Real Madrid dhe ka nënshkruar një kontratë e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2025”

Hakimi do të fitojë 5 milion euro në secilin nga ato pesë vjet.

21-vjeçari ka qenë një nga mbrojtësit më të kërkuar të Evropës pas dy sezoneve në huazim te Borussia Dortmund, ku ai shënoi 12 gola dhe siguroi 17 asistime në 72 paraqitje.

/GazetaBlic