Granit Begolli, trajneri i njohur kosovar nuk është më pjesë e KF Vëllaznimit.
Begolli i cili mori drejtimin e KF Vëllaznimit para fillimit të stinorit nga dita e sotme nuk është më trajner i klubit të madh kosovar, KF Vëllaznimit.
KF Vëllaznimi e nisi në mënyrë fantastike sezonin e ri dhe nën drejtimin e Begollit në shtatë paraqitjet e para në Ligën e Parë arritën të grumbulojnë 17 pikë.
Vëllaznimi numëron 5 fitore dhe 2 barazime dhe ndodhet në vendin e parë në Ligën e Parë, grupin A.
Megjithatë, përkundër sukeseve që kishte, trajneri, Granit Begolli ka vendosur të largohet nga Vëllaznimi.
Granit Begolli njoftoi largimin nga KF Vëllaznimi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook:
“Përshendetje të gjithve,
Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VËLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit. Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate. Mirupafshim Gjakovë”, shkroi Begolli në Facebook.
/GazetaBlic Sport


