Sporti

Zyrtare: Gattuso trajner i ri i Napolit

12/11/2019 18:13
nga:M K

Ende pa u bërë 24 orë nga shkarkimi i Ancelottit, Napoli ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Fjala është për Gennaro Gattuson, ish-teknikun e Milanit dhe Pisas, që tashmë është konfirmuar si pasardhës i Ancelottit, shkruan GazetaBlic.

Nënkampionët e Italisë nuk e kanë filluar mirë edicionin e ri, derisa momentalisht pozicionohen në vendin e shtatë në Serie A, megjithëse e kanë kaluar grupin në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet deri në mbrëmje, nëse ish-futbollisti i kombëtares italiane do ta mbajë konferencën e parë për shtyp si shef i shtabit teknik të të kaltërve.

/GazetaBlic/

04/28/2020 21:17

Gattuso me gjest fenomenal, lavdërohet nga të gjithë