Sporti

Zyrtare: Futbolli rus rikthehet me 21 Qershor, madje me tifozë

05/29/2020 13:37
nga:M K

Futbolli rus do të rikthehet më 21 Qershor.

Kështu bëjnë të ditur mediat nga vendi, që konfirmojnë raportin e agjensië federale të shëndetit, Rospotrebnadzor, për rifillim të kampionatit, përcjell GazetaBlic.

Madje, nuk do të rikthehet i vetëm. Kjo pasi agjensia në fjalë ka lejuar edhe praninë e tifozëve, por me 10% të numrit total të ulësve.

Kjo do të thotë se skuadrat e mëdha ose edhe ato mesatare që gëzojnë stadiume të mëdha, mund të presin deri në 5000 tifozëve.

Zeniti i Shën Petersburgut, që ishte kryesues i renditjes tabelare me rastin e mbylljes së kampionatit, mund të luajë para 6780 shikuesve.

/GazetaBlic/