Sporti

Zyrtare: Fiorentina transferon futbollistin e Romës

07/20/2018 15:28
nga:M K

Vazhdojnë edhe më tutje lëvizjet e shumta të ekipeve në merkaton e kësaj vere.

Më kërkuese duket të jetë Roma. Skuadra italiane me shitjen e portjerit brazilian, Allison Becker, ka pasuruar arkat e klubit dhe po vazhdon t’a “nuhasë” tregun, shkruan GazetaBlic.

Por “gjallorosët” nuk po ndalen sa i përket shitjeve. Kësaj rradhe janë liruar nga shërbimet e brazilianit tjetër, Gerson Santos Da Silva. Lojtari i lindur më 20 Maj të vitit 1997 nuk do të largohet nga Italia, pasi destinacioni i tij i rradhës do të jetë Firenca.

Skuadra nga Artemio Franchi, ka zyrtarizuar transferimin e Garsonit nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

Kujtojmë që “viola” gjithashtu është afër sigurimit të shërbimeve edhe të një lojtari tjetër që luan në Serie A. Fjala është për Marco Pjacan, i cili i ka ditët e numëruara në Torino, derisa ekipi më serioz që po tenton t’a ketë atë është Fiorentina.

/GazetaBlic/

 

01/18/2020 23:07

Napoli – Fiorentina, notat e futbollistëve