Sporti

ZYRTARE: Finalja në mes Manchester Cityt – Tottenham do të zhvillohet me tifozë

04/04/2021 11:20
nga:Mergim Rreci

Tashmë është edhe zyrtarisht e njohur, finalja e Carabao Cup do të zhvillohet me tifozë.

Finalja e Carabao Cup ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të zhvillohet në prani të tifozëve, përcjell GazetaBlic.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 25 prill dhe do të jetë e shoqëruar me tifozë dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë.

Sipas “BBC Sport”, finalja do të ketë rreth 8 mijë tifozë të pranishëm në Wembley.