Sporti

Zyrtare: FIFA dënon Argjentinën

06/26/2018 08:47
nga:Lorik J

FIFA ka dënuar kombëtaren e Argjentinës për shkak të sjelljeve të tifozëve të tyre në ndeshjen ndaj Kroacisë.

Federata e Futbollit të Argjentinës është dënuar me 80 mijë euro për shkak të incidenteve të shkaktuara mes tifozëve kroat dhe argjentinas, shkruan GazetaBlic

Tifozët ishin përleshur fizikisht, kishin ofenduar në kore njëra-tjetrën, gjë që është në kundërshtim me rregullat e FIFA-s.

Kombëtarja e Argjentinës e kishte humbur atë duel me rezultatin e thellë 0-3. Kroatët ishin të lumtur për atë fitore dhe për kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës.

Në anën tjetër, argjentinasit ishin të zemëruar dhe si pasojë e kësaj filluan edhe përleshjet.

Deri më tani FIFA nuk ka bërë zyrtare asnjë dënim për Kroacinë.

/GazetaBlic/ 

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore