Sporti

Zyrtare: Festim Krasniqi largohet nga Flamurtari

08/05/2020 14:53
nga:Lorik J

Festim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka njoftuar largimin nga Flamurtari i Prishtinës.

Krasniqi ka falënderuar klubin për bashkëpunimin dhe i ka uruar atyre rikthim të shpejtë në Superligën e Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Falenderoj klubin KF Flamurtari për bashkëpunimin. Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, tifozët dhe zotëri Agim Hasani. Nga sot do të jem lojtar i lirë, klubit i dëshiroj rikthim sa më të shpejtë në Superligë”, shkroi në Krasniqi.

Vlen të theksohet se klubi i Flamurtarit do të luajë në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic/