Sporti

Zyrtare: Feronikeli dhe Toverlani vazhdojnë bashkëpunimin

08/02/2020 13:46
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit ka arritur marrëveshje me trajnerin, Afrim Toverlani.

Trajneri i suksesshëm kosovar, Afrim Toverlani ka nënshkruar marrëveshje me “Niklin” edhe për edicionin 2020-21, shkruan GazetaBlic.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit. Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku deshirojme ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa”, ka theksuar Toverlani për FC Feronikeli.

Vlen të theksohet se skuadra e Feronikelit para pak minutash ka kryer marrëveshjen edhe me Besmir Bojkun – i cili do të qëndrojë edhe një edicion në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport