Fenerbahce ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit kolumbian John Duran. Sulmuesi mbërrin te gjigantët e Stambollit në formë huazimi nga Al Nassr i Arabisë Saudite.
“Kanarinët” do t’i paguajnë pagën e plotë Duranit për 12 muajt e parë të kontratës së tij. Kolumbiani, i cili kaloi gjashtë muaj te Al Nassr, ishte veçanërisht i kërkuar nga trajneri Jose Mourinho. Klubi saudit pagoi 80 milionë euro për Duranin nga Aston Villa në afatin kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve të ndryshme, Fenerbahce do të paguajë rreth 15-16 milionë euro për huazimin e Duran. Me bonuse të ndryshme të përfshira në kontratë, shuma mund të kalojë 20 milionë euro.
/GazetaBlic Sport


