Sporti

Zyrtare: FC Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Arsim Abazi

05/31/2024 12:48
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka njoftuar se Arsim Abazi do të jetë trajner i skuadrës edhe për edicionin 2024/25.

Trajneri Abazi me shumë sukses arriti që të na inkuadroj në Superligë, ku për 18 ndeshje, shënuam 16 fitore, është shprehur optimist se suksesin do ta bartë edhe në Superligë.

“FC Ferizaj, trajnerit Abazi dhe stafit të tij, do t’i ofrojë lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.