Sporti

ZYRTARE: Emre Can, nënshkruan me FC Shkupi

02/10/2018 16:58
nga:Y.K

Emre Can, nënshkruan me FC SHKUPI, por jo ai i Liverpoolit, por lojtari i Koniasporit.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë deri tek nisja e gjysmësezonit pranveror, Fc Shkupi ka bërë goditjen e fundit në afatin kalimtar të janarit.

Shkupjanët sot kanë zyrtarizuar 21 vjeçarin turk Emre Xhan Atila i cili vjen nga Koniaspori në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm, me mundësi për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon.

Atila karrierën e tij si futbollist profesionist e nisi me skuadrën e Gençberligit, teksa me vonë iu bashkua ekipit të Koniasporit më të cilët zhvilloi 8 ndeshje.

Atila bëhet futbollisti i dytë nga Turqia që veshë fanellën e Shkupit, pasi para tij për Shkupin luajti edhe Enes Akgyn. Emre Xhan është përforcimi i 7-të i Shkupit për këtë merkato, pasi paraprakisht “Bardhekaltrit” nga Çairi siguruan shërbimet e Bllagoja Ljamçevskit, Rron Brojës Stefan Vujçit, Bazhe Ilijoskit, Basilio Ndong dhe Mariano Ondos.