Sporti

Zyrtare: Emin Bajrami merr drejtimin e këtij klubi

07/21/2019 18:34
nga:Ideal

Bashkimi i Koretinit ka arritur marrëveshje me trajnerin, Emin Bajrami.

Ka qenë vetë klubi që e ka konfirmuar marrëveshjen me teknikun prishtinas.

“Kryesia e klubit duke parë zhvillimet e fundit në klub, pas shqyrtimit të të gjitha ofertave nga disa trajnerë të njohur ka vendosur për këtë zgjedhje, duke njohur Eminin si punëtorë të madh dhe korrekt”.

“Kryesia e KF.Bashkimi Koretin do të qëndroj afër trenerit duke i siguruar potencial të mjaftueshëm për të nisur një rrugëtim të ri. Ditëve në vazhdim do të ketë prezantime të reja pas rifreskimit të ekipës. Mirëseerdhe #Emin!”, thuhet në njoftim.

Bashkimi e ka humbur statusin e anëtarit të Ligës së Parë./sheshi/