Sporti

Zyrtare: Ekipi i njohur i La Ligas siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

05/05/2018 18:29
nga:Lorik J

Valencia është kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Betis ka humbur në vizitën në San Mames ndaj Athletic Bilbos me rezultatin 1-0 dhe distanca prej 8 pikësh është e pamundur të kalohet, pasi kanë mbetur vetëm dy javë deri në fundin e kampionatit, shkruan GazetaBlic

Kthimi në Ligën e Kampionëve është shpëtim për Valencian.

Sa i përket aspektit të sportit do të thotë rimëkëmbja e prestigjit të humbur pas dy sezoneve katastrofike.

Ndërsa sa i përket financave, atëherë Valencia do të fitojë 15 milionë euro vetëm për kualifikim.

Valencia është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 879 ditëve.

Më 18 shtator, lojtarët e Valencia do të dëgjojnë sërish himnin e Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic/