Sporti

Zyrtare: Ekipi i njohur evropian eliminohet nga Europa League

11/08/2018 20:31
nga:Lorik J

Anderlecht ka humbur në Europa League ndaj Fenerbahce me rezultatin 2-0.

Me dy ndeshje për t’u luajtur, ekipi belg nuk ka shanse të arrijë fazën e eliminimit dhe kështu është eliminuar nga gara, shkruan GazetaBlic.

Anderlecht po luan në fazën grupore të garës për herë të gjashtë, dhe më parë ka përparuar në raundin tjetër çdo herë. Anderlecht gjithashtu arriti në çerekfinale në vitin 2017.

Mathieu Valbuena dhe Michael Frey shënuan për fitoren e Fenerbahce.

Ekipi turk ka shtatë pikë në Grupin D, dy më pak se lideri Dinamo Zagreb, i cili luan ndaj Spartak Trnavën nga ora 21:00.