Lajme

Zyrtare: Edhe kaq kosovarë gjenden në luftërat në Siri – dhjetëra gra dhe fëmijë

04/20/2019 10:36
nga:A. R.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë me një aeroplan janë kthyer 110 persona nga Siria, duke përfshirë gra dhe fëmijë, shkruan Gazeta Blic.

“Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion ku Kosova me ndihmën e SHBA-së ka kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në Siri”.

“Kosova ka qenë e suksesshme për parandalimin e shkuarjes së qytetarëve në zonat e luftës. Ne ende jemi duke u marrë për kthimin e atyre që kanë qenë në vatrat e luftës”.

“Institucionet po i trajtojnë dhe i ofrojnë ndihmë të gjithë të kthyerve. Ndërsa, të gjithë ata që kanë kryer vepra penale në zonat e luftës do të dalin para drejtësisë dhe do të dënohen konfrom ligjeve”.

“Operacioni ka filluar që nga tetori i vitit të kaluar në bashkëpunim me disa institucione. Qëllimi ynë është që të sigrojmë që qytetarët tanë të mos marrin pjesë në konfliktet e huaja por edhe që të kthehen në vendin tonë”.

“Mesazhi ynë është i qartë se Kosova do të vazhdojnë më parandalimin e terrorizmit.

“Këto gra që kanë qëndruar meritojnë rehabilitim, ndërsa fëmijët e kanë vendin në shkolla. Fëmijët kanë kaluar një traumë ne do të marrim përpsipër kujdesin që ta tejkalojnë”.

Ndërkaq, drejtori i policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se ende ka persona që janë në zonat e konfliktit.

“Kemi informata për 87 luftëtarë që janë ende atje. Në mesin e tyre janë 49 gra dhe 8 fëmijë”.