Sporti

Zyrtare: E pështyu kundërshtarin, Angel Di Maria dënohet me katër ndeshje mos lojë

09/23/2020 22:02
nga:Lorik J

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel di Maria është dënuar me katër ndeshje mos-lojë – pasi u shpall fajtor për arsyen se ka pështyrë ndaj një kundërshtari në ndeshjen ndaj Marseille.

Di María u pa të pështynte mbrojtësin e Marseille, lvaro Gonzalez gjatë një përplasje në derbin francez, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi eshqyrtuar incidentin, Liga franceze ka vendosur ta denojë 32 vjeçarin me katër ndeshje ndëshkim.

Një vendim zyrtar midis përplasjes Neymar dhe Gonzalez – në lidhje me racizmin e pretenduar – do të merret më 30 shtator pasi të shqyrtohen më shumë prova.

/GazetaBlic Sport/