Po vazhdojnë përforcimet në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Para pak çastesh, Drita e Gjilanit ka zyrtarizuar një tjetër prurje, e cila pritet ta ndihmojë klubin “bardhë e kaltër” në arritjen e objektivave për edicionin e ri, shkruan GazetaBlic.
Fjala është për Ardijan Cuculin, që së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Kukësit.
Prezantimi i mbrojtësit pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, njofton kampionia e edicionit 2017/2018 përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
/GazetaBlic/