Sporti

Zyrtare: Drita me një mungesë të madhe në ndeshjen e nesërme ndaj Legia Warsaw

09/23/2020 21:18
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes me Legia Warsaw.

Drita do të luajë nesër ndaj Legia Warsaw me fillim nga ora 20:30, në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Dritës ka njoftuar se kapiteni, Ard Limani nuk ka kaluar lëndimin dhe do të mungojë nesër.

Ja njoftimi:

“Përfundon stervitja e fundit anti Legia!

Klubi jone FC DRITA sapo ka perfunduar stervitjen e fundit anti Legia e cila do te zhvillohet neser me fillim nga ora 20:30.

Kapiteni Ardian Limani nuk arriti ta kaloj lendimin dhe do te mungoje neser, ndersa lojtaret tjere te gjithe jane te gatshem per ndeshje”, shkruan klubi i Dritës në Facebook.

/GazetaBlic Sport/