Sporti

Zyrtare: Dragusha ndihmës trajner i FC Dritës

07/11/2019 21:53
nga:Ideal

Klubi nga Gjilani, FC Drita përmes një postimi në rrjetin social facebook ka konfirmuar emërimin e Dragushës si ndihmës trajner i këtij klubi.

Klubi i Dritës tregojë se ata krahas përforcimit me lojtarë gjatë këtij afati kalimtar, rëndësi i kanë kushtuar edhe stafit të trajnerëve.

Alban Dragusha ka punuar te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka luajtur edhe për FC Dritën.