Sporti

Zyrtare: Djali i Maldinit ftohet nga Italia U-18

03/14/2019 18:48
nga:Lorik J

Daniel Maldini, i biri i Paolo dhe nipi i Cesare, ka marrë thirrjen e tij të parë për kombëtaren italiane U-18.

Dinastia vazhdon, sepse 17-vjeçari – Daniel Maldini u ftua nga ‘Azzurët’ për miqësoren kundër Holandës më 22 mars, përcjell GazetaBlic.

Daniel është një sulmues i cili aktualisht po luan për ekipin e Milan Primavera, ku ka shënuar nëntë gola në 22 ndeshje këtë sezon.

Kjo do të jetë ndeshja e tij e parë zyrtare me fanellën e Italisë.

/GazetaBlic/