Sporti

Zyrtare: Di Biagio largohet nga kombëtarja e Italisë

06/25/2019 11:54
nga:Lorik J

Luigi Di Biagio zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të kombëtares së Italisë u21 – pas gjashtë vjetësh në post.

Italia nuk arriti të kualifikohej për gjysmëfinale të Kampionatit Europian U21, pavarësisht se ishte favorit për të fituar komplet turneun, përcjell GazetaBlic.

Rrjedhimisht, De Biagio mbajti një konferencë për shtyp të martën në mëngjes për të njoftuar se ai ka dhënë dorëheqje.

Ai filloi të punojë për Federatën Italiane në vitin 2011, së pari si trajner i Under 20, përpara se të bëhej trajner i U21 dy vjet më vonë.

Ai gjithashtu ka vepruar si trajner i kombëtares A vitin e kaluar, duke barazuar dhe humbur në dy ndeshjet e tij.

/GazetaBlic/