Sporti

Zyrtare: Cristiano Ronaldo starton në ndeshjen e Al Nassr, klubi arab e bën kapiten

01/22/2023 17:30
nga:Lorik J

Skuadra e Al Nassr sonte takohet me Etiffaq.

Në këtë ndeshje do të startojë ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo në radhët e Al Nassr, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo ka kryer suspendimin me dy ndeshje nga e kaluara dhe tashmë është gati të bëjë hapin e parë në futbollin arab.

Ai poashtu është kapiten i skuadrës së tij të re në këtë ballafaqim.

Al Nassr dhe Etiffaq ballafaqohen nga ora 18:30.

/GazetaBlic Sport