Sporti

Zyrtare: Caktohen datat për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

05/19/2020 14:59
nga:M K

Janë caktuar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, dhe do të jenë me sistem vajtje-ardhje.

Kështu ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një komunikate shtëpia numër një e futbollit kosovar, përcjell GazetaBlic.

Edhe pse u përfol që këto takime gjysmëfinale të zhvillohen me nga një ndeshje, duket se nuk ka një vendim të tillë.

Palët gjysmëfinaliste, gjegjësisht Prishtina, Drenica, Ballkani dhe Feronikeli janë dakorduar që këto takime të luhen me 2 e 3 Qershor, ndërsa ato të kthimit më 17 Qershor.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

19 maj, 2020 – Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës, e ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina-Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani-Feronikeli), derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor.

/GazetaBlic/

05/19/2020 10:40

Sot mësohet fati i Kupës së Kosovës