Sporti

Zyrtare: Bylbyl Sokoli largohet nga Vllaznia e Pozhoranit

12/07/2017 15:50
nga:E.A

Bylbyl Sokoli nuk do ta drejtojë më Vllazninë e Pozhoranit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i mirënjohur, ka konfirmuar largimin pas humbjes së sotme 1:0 nga Llapi, në kaudër të DigitALb Kupës.

“Po, mendoj se kjo është ndeshja ime e fundit me Vllazninë. Marrëveshjen e kam deri në janar, sepse ata i kam miq, jam munduar të nxjerrim maksimumin, mendoj se kemi nxjerrur maksimumin. Gjasat janë për barazh, por gjatë kësaj jave duhet dikush tjetër. Nuk ka gjasa të vazhdojë me këtë tempo”, ka thënë Sokoli për SuperSport Kosova.

Ai analizoi edhe lojën, duke thënë se u dëmtuan për një gol nga gjyqtarët.

“Pësuam gol nga një aksion që nuk ishte i rrezikshëm. Mendoj se u dëmtuam për një gol në pjesën e parë, edhe pse mora informatën se sipas inçizimeve është e kundërta. Unë prap mendoj se ishte gol i pastër i yni. Sot lojtarët luajtën mirë, patën guximin dhe treguan futboll cilësor dhe tani mbetet që Vllaznia të organizohet, të përtërihet”, shtoi Sokoli.

12/15/2017 13:01

Skuadrat që synojnë titullin ia mësyjnë Turqisë