Sporti

Zyrtare: Bullgaria publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Kosovës

05/16/2019 11:25
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje në muajin qershor – në kuadër të sfidave për kualifikimin në kampionatin evropian 2020.

Kosova do të përballet me Malin e Zi me 7 qershor dhe tre ditë më pas do të ballafaqohet me Bullgarinë në Sofie, përcjell GazetaBlic.

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e tyre të ardhshme.

Bullgaria do të luajë ndaj Republikës së Çekisë me 7 qershor dhe ndaj Kosovës me 10 qershor.

Në këtë ndeshje do të jetë i ftuar edhe sulmuesi më i rrezikshëm i Bullgarisë, Depsedov, i cili nuk u paraqit në barazimin 1-1, në takimin e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Më poshtë keni listën e lojtarëve të ftuar nga Bullgaria: