Sporti

Zyrtare: Bennacer përfundon testet mjekësore tek skuadra e Milan

07/22/2019 16:37
nga:Ideal

Pas Krunic dhe Theo Hernandez, Rossonerët janë afër përfundimit të transferimit të Ismael Bennacer, i cili aktualisht po kryen testet mjekësore.

Marrëveshja me Empolin ka qenë e përgatitne për disa kohë, por marrëveshje kjo që u shty, pasi Bennacer fitoi finalen me Algjerinë, përcjellë GazetaBlic.

Mesfushori u zgjedh si lojtari më i mirë i turneut, por këtë pasdite ai udhëtoj për në Milano, për t’i përfunduar testet mjekësore në qendrën e mjekësisë ‘La Madonnina’.

Bennacer, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1.5 milion euro nesër, ai bashkohet me Milanin në një marrëveshje me vlerë 16 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

/GazetaBlic/