Sporti

Zyrtare: Barcelona transferon një lojtar për 30 milionë euro

03/11/2018 18:05
nga:Lorik J

Barcelona njoftoi këtë të diel se ka arritur marrëveshjen me skuadrën Gremio të Porto Alegres në Brazil për blerjen e lojtarit Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo.

Klubi katalan mund të ushtrojë këtë të drejtë gjatë muajit korrik të 2018-ës. “Blauganat” do të paguajnë 30 milionë euro plus 9 milionë në forma të tjera.

Në bazë të marrëveshjes fillestare, Barça do ta bënte pjesë të sajën Arthur në janar të 2019-ës, duke e lënë te Gremio në formë huazimi, por në klubin katalan nuk e përjashtojnë mundësinë e afrimit të futbollistit që në verë.

Klauzola e largimit të lojtarit ishte 50 milionë euro, por Barcelona mundi ta ulte ndjeshëm çmimin, pasi vendosi ta lejonte qëndrimin e futbollistit te Gremio deri në janar të 2019.ss

12/17/2018 00:16

Pas Haradinajt, edhe Bërnabiq shkon në Bruksel