Malcom do të jetë jashtë fushave për 10 deri në 15 ditë – pasi Barcelona ka konfirmuar se ai pësoi një problem në kyçin e këmbës në ndeshjen e së mërkurës në Copa del Rey ndaj Cultural Leonesa.
Lojtari u lëndua mbrëmë dhe la skuadrën me një lojtarë më pak më fushë – për arsye se tekniku kishte kryer tre zëvendësime, shkruan GazetaBlic.
Barça ka fituar mbrëmë ndaj Leonesas me rezultatin 4-1, për t’u kualifikuar në 1/16 e finales së Copa Del Rey.
Tani është e sigurtë se sulmuesi do të humbasë derbin ndaj Espanyol në La Liga, si dhe takimin e së martës të Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj Tottenhamin.
Barça tashmë është ka siguruar vendin e parë në grupin B të Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic/