Sporti

Zyrtare: Barcelona arrin marrëveshje me lojtarët për zvogëlimin e pagave

11/27/2020 22:04
nga:M K

Rrezikonte bankrotimin, respektivisht shitjen tek një pronar tjetër, por Barcelona me gjasë do t’ia dalë.

Klubi katalunas ka arritur marrëveshje me futbollistët për zvogëlim të pagave, përcjell GazetaBlic.

Të paktën kështu raportojnë mediat e afërta me klubin “verdhë e kuq”.

Nga kjo zbritje pagash e lojtarëve, Barcelona do të shpëtojë afro 122 milionë eurosh, të mjaftueshme për stabilitetin financiar.

Kujtojmë se Barça nuk e ka filluar edhe aq mirë edicionin e ri, pasi deri më tani, kur i ka zhvilluar tetë ndeshje, ka arkëtuar vetëm 11 pikë, për t’u pozicionuar në vendin e 13.

/GazetaBlic/

01/26/2021 13:56

Barcelona publikon listën e futbollistëve të ftuar për Vallecanon, ky është vendimi për Lionel Messin