Aurelien Tchouameni edhe zyrtarisht është lojtar i Real Madridit.
Klubi spanjoll zyrtarizoi sot transferimin e tij përmes rrjetit social, Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.
Los Blancos kanë paguar 80 milionë euro për transferimin e tij që mund të arrijë deri në 100 milionë në varësi të paraqitjeve të tij.
“Aurelien Tchouameni është lojtar i ri i Real Madridit. Mesfushori 22-vjeçar u transferua nga Monaco në “Santiago Bernabeu”, thuhej në njoftimin e klubit.
Comunicado Oficial: Tchouaméni. #RealMadrid | #WelcomeTchouaméni
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 11, 2022
/GazetaBlic Sport/


