Sporti

Zyrtare: Argjentina shkarkon Sampaolin

07/15/2018 22:33
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Argjentinës dhe trajneri Jorge Sampaoli kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës, pas dështimit të madh në Kupën e Botës, ku u eliminuan menjëherë pas kalimit të fazës së grupeve.

Federata e Futbollit të Argjentinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Sampaolin për ndarjen e rrugëve, shkruan lajmi.net

“Sot, Federata e Futbollit e Argjentinës dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë në ujdi për ta ndërprerë kontratën”, njofton Federata argjentinase në një postim në Twitter.

Sampaoli ka qenë në krye të Argjentinës që nga viti 2017, duke i drejtuar në 15 ndeshje, ku vetëm shtatë nga ato ka arritur t’i fitojë.

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore