Sporti

Zyrtare: Allegri publikon listën e lojtarëve për derbin ndaj Interit, mungojnë tre ‘yje’

12/06/2018 20:23
nga:Lorik J

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Interit.

Alex Sandro, Andrea Barzagli dhe Moise Kean janë jashtë skuadrës së Juventusit për derbin me Interin, por Rodrigo Bentancur është i gatshëm dhe do të luajë nesër, shkruan GazetaBlic.

Andrea Barzagli ka një dëmtim afatgjatë dhe mungon, ndërsa Alex Sandro dhe Sami Khedira nuk janë gati të kthehen nga lëndimet e tyre.

Kean ka pësuar një lëndim muskulor dhe nuk do të jetë gati për këtë sfidë.

Ja lista e të ftuarve:

Juventus: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Matuidi, Cuadrado, Mandzukic, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola.

/GazetaBlic/