Sporti

Zyrtare: Albion Kurtaj largohet nga Llapi

06/02/2023 20:28
nga:E K

KF Llapi njoftoi përmes Facebook opinionin dhe tifozët se me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe lojtarit, ka rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me Albion Kurtaj.

Kurtaj u transferua tek Llapi në afatin kalimtar veror nga skuadra e Ferizajt dhe u paraqit në total 39 duke shënuar 2 gola dhe 3 asistime, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse kontrata ishte valide edhe për dy vite tjera, Kurtaj me vetëdëshirë kërkoi që klubi ta mirëkuptonte dhe të largohej për arsye personale, gjë që klubi nuk e refuzoj dëshirën e tij dhe u vendos që bashkëpunimi të mbyllej.

/GazetaBlic Sport/

/GazetaBlic Sport/