Sporti

Zyrtare: Albian Ajeti futbollist i Celticut

08/13/2020 14:58
nga:M K

Albian Ajeti është futbollisti më i ri i Celticut.

Anëtari i deritanishëm i West Hamit, ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe skoceze, teksa ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, përcjell GazetaBlic.

Shuma që pagoi klubi i njohur ishullor sillet afro 5 milionë funta.

23 vjeçari i lindur në Basel të Zvicrës synon të ketë një aventurë për të mos e harruar, me shpresën se nga aty do të kalojë në ndonjë ekip elitar evropian.

Zbarkimin e tij në Glasgow e konfirmoi sajti i transferimeve, “Transfer News Live”.

/GazetaBlic/

08/07/2020 17:12

Albian Ajeti drejt Celtic-ut