Skuadra e Nasaf ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Adenis Shala.
GazetaBlic Sport raportoi ekskluzivisht për transferimin e sulmuesit në Uzbekistan, teksa mbrëmë klubi i Nasaf ka zyrtarizuar marrëveshjen me Shalën.
Në deklaratën zyrtare të klubit, thuhet: “Adenis, të urojmë fat dhe fitore me ekipin tonë. Shpresojmë që me ndihmën e tij të arrijmë shumë trofe. Mirë se erdhe në familjen ‘Nasaf’, Adenis!”
Shala ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare e gjysmë me klubin nga Uzbekistani.
/GazetaBlic Sport



